Morën 60 mijë euro e nuk realizuan fluturimet, dy të arrestuar në Prishtinë për mashtrim me bileta

Dy persona janë arrestuar për mashtrim, pasi dyshohen se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth 60 mijë euro gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, e të cilat fluturime nuk janë realizuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në vitet 2021 dhe 2022, në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se të dyshuarve u janë sekuestruar 35 mijë CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’

“Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth  gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar.

Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’ “, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Read Previous

​Nga e hëna nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Read Next

​Steinmeier paralajmëron gjermanët për kohë të vështira