Hamza pas dënimit të Thaçit: Askush nuk mund t’ia marrë vendin në historinë e Kosovës

Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarve të tjerë.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se, pavarësisht dënimit, Thaçit nuk mund t’i mohohet roli që ka pasur në momentet vendimtare të historisë së Kosovës.

“Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë. Mund edhe ta dënojnë. Por kurrë nuk do të mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës”, ka shkruar Hamza, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se kontributi i Thaçit në momentet që, sipas tij, përcaktuan fatin e popullit dhe të shtetit të Kosovës, nuk mund të zhbëhet.

Hamza ka shprehur shpresën që Gjykata e Apelit t’u japë fund asaj që ai i ka cilësuar si padrejtësi.

“President, shpresojmë që Gjykata e Apelit t’u japë fund këtyre padrejtësive!”, ka përfunduar ai. /Klankosova.tv/

Read Previous

Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale

Read Next

Aleatët e NATO-s dhe Pentagoni diskutojnë tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Evropa