Momentet më të mira nga ngjarjet e CS:GO në vitin 2022

Skena profesionale e CS:GO ishte më e ndezur se kurrë me ngjarjet të cilat u organizuan gjatë vitit 2022, ku edhe dolën në skenë shumë talent të rinj.

Gjatë 2022 dy skuadrat më të përfolura dhe të cilat ishin gjithmonë në garë për më të mirin e botës, ishin FaZe dhe Na’Vi.

Ato të dyja u takuan në shumë finale gjatë vitit 2022, dhe që të dyja arritën që ta fitojnë nga një turne Major.

Gjithashtu një Major e fitoi edhe ekipi Outsiders, të cilët erdhën si një befasi.

Po ashtu ky vit ishte i suksesshëm edhe për ekipin shqiptar Bad News Eagles të cilët shkruajnë historinë duke garuar përballë skuadrave më të mëdha të botës, ku edhe e mposhtën ekipin FaZe në Majorin e fundit.

Gjatë këtyre ngjarjeve nuk kanë munguar as momentet dhe aksionet fantastike nga lojtarët e të gjitha ekipeve profesionale.

Më poshtë mund ta shihni videon me momentet më të mira nga ngjarjet e CS:GO në vitin 2022. /Telegrafi/

Read Previous

Eksperimenti i pazakontë i NASA-s, do të mbjellë patate në mars

Read Next

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare, legjenda italiane Gianluca Vialli