MKRS hap thirrjen për mbështetje financiare studimore në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit rendit për vitin 2022 ndër prioritetet programore ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe zhvillimin e kuadrove në fushat të kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Theks të veçantë ka edukimi artistik i të rinjve, mbështetja e hulumtimeve, kërkimeve dhe prezentimeve në fushën e trashëgimisë kulturore dhe edukimi profesional në fushën e menaxhimit dhe mjekësisë sportive.

Të drejtë aplikimi në thirrjen publike për mbështetje financiare studimore kanë individët që dëshmojnë se programi studimor është i profilizuar në fushat specifike të kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.

Për aplikim dhe detajet tjera rreth thirrjes gjeni bashkëngjitur linkun:

https://bit.ly/3EyeC4s / KultPlus.com

Read Previous

Objekti i trashëgimisë kulturore “Hani i Haraqisë” drejt finalizimit

Read Next

Festival folklorik në teatrin antik të Butrintit