Ministrja Kusari-Lila dhe ambasadori italian diskutojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim ambasadorin e Itali në Kosovë, Maurizio Antonini, me të cilin diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua se thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë mbetet një prioritet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit. Ministrja prezantoi punën e Ministrisë, duke përfshirë planprogramin katërvjeçar për zhvillimin e parqeve industriale, integrimin e politikave të gjelbra, avancimin e ekonomisë qarkore dhe rritjen e mundësive për investime të përbashkëta.

Po ashtu, në takim u diskutua për lehtësimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve të huaja në Kosovë përmes platformës së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), me qëllim krijimin e kushteve më të favorshme për investitorët e huaj.

Ministrja Kusari-Lila dhe ambasadori Antonini u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me synim rritjen e investimeve, fuqizimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset.

Në takim u trajtuan edhe aktivitetet e ardhshme përmes forumeve ekonomike, përfshirë forumin që pritet të mbahet në muajin maj në Kosovë, si dhe atë pasues në Trieste të Italisë.

Read Previous

Vendim historik në NBA, drejt zgjerimit me dy ekipe të reja

Read Next

Çështja e presidentit, Haxhiu: Seanca do të vazhdojë në momentin që krijohen kushtet