Ministria njofton çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme: Nafta 1.86 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës (MINTI) ka njoftuar për çmimet e naftës që do të jenë të lejuara gjatë ditës së sotme.

Sipas ministrisë, nafta nuk mund të jetë me shtrenjtë se 1.86 euro për litër, benzina jo më shumë 1.44 euro për litër dhe gazi jo më shtrenjtë se 0.85 euro për litër.

Ky vendim, sipas ministrisë, është pjesë e mekanizmit rregullator për stabilizimin e tregut të karburanteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e çmimeve. /Nacionale/

Read Previous

Kamala Harris: Mund të kandidoj përsëri për presidente në 2028

Read Next

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësinë shqiptare