Ministri ukrainas: Do të trefishojmë prodhimin e armëve me rreze të gjatë për sulme ndaj Rusisë

Ukraina synon të trefishojë kapacitetet e saj për prodhimin e armëve sulmuese me rreze të gjatë veprimi deri në vitin 2027, duke vënë theksin te dronët dhe sistemet pa pilot. Paralelisht, Kievi po u kërkon partnerëve perëndimorë që pjesën më të madhe të financimit ushtarak ta orientojnë drejt zhvillimit të këtyre teknologjive.

Plani u bë i ditur nga ministri ukrainas i Mbrojtjes, Yevhen Khmara, gjatë një konference për media, pas takimit të 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të njohur si formati “Ramstein”.

Sipas Khmarës, synimi është trefishimi i kapaciteteve për prodhimin e avionëve reaktivë pa pilot dhe dronëve konvencionalë, si dhe rritja e efektivitetit të tyre në goditjen e objektivave në territorin rus.

“Lidhur me aftësitë tona të sulmit me rreze të gjatë veprimi, ne shohim një potencial të madh në këtë fushë dhe planifikojmë t’i trefishojmë aftësitë tona deri në vitin 2027. Numri i avionëve tanë reaktivë dhe dronëve konvencionalë do të trefishohet. Ne do të punojmë për të përmirësuar efektivitetin e tyre kundër objektivave në territorin e armikut, dhe sapo kemi filluar”, deklaroi Khmara.

/GazetaSinjali/

Read Previous

EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

Read Next

Juventusi planifikon tri transferime në janar, në listën e objektivave edhe emra të njohur