Ministri Sveçla takon homologët gjatë vizitës në Katar bisedon për zhvillimet e fundit të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit në Katar dhe pjesëmarrjes në Panairin “Milipol 2022”, ka pasur rastin të takojë homologë të tij nga vende të tjera.

Sipas një njoftimi për media, ai ka takuar ministrin e Punëve të Brenshme të Francës, Gerald Darmanin me të cilin ka shkëmbyer mendimet për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral.

Ndërsa, me ministrin boshnjak Cikotic ka diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe nevojën e bashkëpunimit rajonal.

“Ndërsa, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, ministri Sveçla e ka falënderuar për mbështetetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Kosovën. Gjithashtu, janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit policor”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Sveçla, gjatë takimit me homologun e tij nga Sudani, e ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë gjatë viteve të fundit. Ministri Omar ka mirëpritur nisjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave midis policive të dy vendeve.

“Ministri Sveçla ka falënderuar zëvendësdrejtorin e Departamentit të Shtetit në Drejtoratin e Sigurisë Publike të Turqisë,  MustafaJait, për kontributin që ka dhënë Turqia në mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës. Gjithashtu, në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave edhe me Xhandarmerinë turke”, bëhet e ditur në njoftim.

/Telegrafi/

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë publikon raportin e fundit për COVID-19

Read Next

Giresse: S’duam të vendosim objektiva, por pse të mos jemi në vendin e parë