Ministri Maqedonci pret në takim shefen e operacioneve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Maqedonci bëri të ditur se gjatë këtij takimi Viehen e ka njoftuar me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Gjatë takimit gjithashtu u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“Theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, ka deklaruar Maqedonci.

Tutje ministri i Mbrojtjes tha se do të vazhdojnë me përkushtim të koordinohen e të bashkëpunojnë ngushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).https://07a9a018daabafe4099a8cbdc82d6481.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

“Ritheksova faktin se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, shtoi ai.

Sipas tij, trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, ngritja e kapaciteteve të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, investimet në personel e pajisje janë hapat që janë ndërmarrë në përmbushjen e synimeve.

Raportohet se Viehe shprehu vlerësim të lartë për profesionalizmin e treguar nga ana e Policisë së Kosovës në menaxhimin e sulmit të 24 shtatorit, e po ashtu theksoi se NATO ka rikonfimuar mbështetjen për KFOR-in dhe Kosovën./Telegrafi/

Read Previous

QKUK-ja “magazinon” mbetje radioaktive

Read Next

​KEDS nuk jep detaje për marrëveshjen e arritur për energji