Milan – Tottenham: Analizë dhe formacionet e mundshme

Fikayo Tomori rikthehet për Milanin kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “San Siro”.

Kuqezinjtë do të jenë pa Mike Maignan, Alessandro Florenzi dhe Ismael Bennacer, por anglezi është rikthyer dhe do të startojë në një mbrojtje me tre lojtarë me Pierre Kalulu dhe Malick Thiaw. Ky i fundit është favorit para Simon Kjaer dhe e njëjta gjë vlen edhe për Alexis Saelemaekers në krahun e djathtë.

Anësori belg pritet të startojë, me Davide Calabria fillimisht në bankinë.

Sergino Dest dhe Zlatan Ibrahimovic nuk janë përfshirë në listën e Milanit në Ligën e Kampionëve për fazën eliminatore.

Milani nuk ka luajtur asnjë ndeshje në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve që nga viti 2014, kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Clarence Seedorf, duke u eliminuan nga Atletico Madrid.

Tottenham është pa të lënduarit Hugo Lloris, Rodrigo Bentancur, Yves Bissouma dhe Ryan Sessegon ndërsa Pierre-Emile Hojbjerg është i pezulluar.

Ish-yjet e Serie A, Cristian Romero, Ivan Perisic dhe Dejan Kulusevski do të startojnë për Spurs.

Formacionet e mundshme:

Milan (3-4-1-2): Tatarusanu; Kalulu, Thiaw, Tomori; Saelemaekers, Krunic, Tonali, Theo; Diaz; Leao, Giroud.

Tottenham (3-4-3): Foster; Romero, Dier, Lenglet; Emerson Royal, Skipp, Sarr, Perisic; Kulusevski, Kane, Son. /Telegrafi/

Read Previous

7 milionë fëmijë janë prekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Read Next

Katari dërgon 10 000 shtëpi të lëvizshme nga Kupa e Botës në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi e Siri