Meta së shpejti pritet ta lansojë platformën e saj Threads edhe në ueb

Meta pritet që së shpejti ta lansojë ueb versionin e platformës së saj të re të rrjeteve sociale Threads, duke shpresuar që të fitojë avantazh ndaj X – ish-Twitter – pasi numri i përdoruesve të saj filloi të bie.

Versioni i shumëpritur i uebit do t’i bëjë Threads më të dobishëm për përdoruesit e fuqishëm si markat, llogaritë e kompanive, reklamuesit dhe gazetarët.

Meta nuk dha ndonjë datë rreth lansimit, por Adam Mosseri, kreu i Instagram, tha se kjo mund të ndodhë së shpejti, shkruan Reuters.

“Jemi afër lansimit të versionit ueb”, shkroi Mosseri në një postim në Threads të premten.

Ndërsa duke u bazuar në një raport të Wall Street Journal, lansimi mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

Threads, e cila u lansua si një aplikacion në Android dhe iOS me 5 korrik dhe mblodhi 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditë, pati një rënie të popullaritetit teksa përdoruesit iu rikthyen platformës X pas një nxitimi në provimin e ofertës së re të Meta-s. /Telegrafi/

Read Previous

Franca pritet t’i besojë legjendës, Henry përgatitet të marrë drejtimin e kombëtares

Read Next

Ushtarët amerikanë do të kryejnë stërvitje ajrore në Polac