Mësuesit shqiptarë do të vaksinohen me AstraZeneca në muajin mars

Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të diel Qendrën e Vaksinimit në Arenën Kombëtare, aty ku vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.

Ndërkohë nesër do të mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer.

Kryeministri Rama thotë se brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve.

Sipas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë që prej nisjes së procesit në vendin tonë janë kryer 12,467 vaksinime. /Ekonomiaonline

Read Previous

118 vite nga vdekja e rilindasit, Jeronim De Rada

Read Next

​Inter – Genoa, formacionet zyrtare, një ndryshim në zgjedhjen e Contes