Messi thotë se është shumë i lumtur te PSG, rinovimi duket afër

Lionel Messi nuk është aspak i shqetësuar për të ardhmen e tij, duke paralajmëruar se pritet së shpejti ta vazhdojë bashkëpunimin me Parisin, pasi është i lumtur te skuadra franceze.

Messi ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit, ndërsa palët më herët kanë nisur negociatat për kontratën e re.

Messi pritet së shpejti të firmosë kontratë deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

“Ndihem shumë mirë te Parisi. Viti i parë mund të them se ishte paksa më i vështirë, por tani jam adaptuar dhe jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Messi.

35-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2021, kur iu bashkua si lojtar i lirë.

Këtë sezon Messi ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 16 asistime në 29 paraqitje për ekipin nga Franca. /Telegrafi/

Read Previous

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Scholz: Procesi do të përfundojë me sukses

Read Next

Marrëveshja për planin evropian, Guerot: Jemi në një moment premtues, Kosova fiton shumë