Mërgata shqiptare në Finlandë do të dalë në protestë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta do të mbahet më 26 shtator në Kansalaistori të Helsinkit, duke nisur nga ora 17:00.
Organizatorët kanë njoftuar se protesta është organizuar zyrtarisht dhe është pajisur me leje nga autoritetet e qytetit të Helsinkit.
Përmes kësaj proteste, mërgata shqiptare synon të shprehë kundërshtimin ndaj vendimit dënues të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta në Helsinki i bashkohet tubimeve të mërgatës shqiptare në vende të ndryshme, pas vendimit të Gjykatës Speciale.
