Mehaj: ShBA-ja po vazhdon trajnimin e specialistëve për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se janë duke u shtuar specialistët të mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë.

“Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga  Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e  automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV)”.

“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik , SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!”, ka shkruar Mehaj.

Read Previous

Këto shtete ishin disa nga partnerët kryesorë tregtar të Kosovës gjatë vitit 2022

Read Next

Dorëheqja e Lambrecht, kush do të jetë ministri i ri Mbrojtjes së Gjermanisë