Më pak divorce gjatë 2020-tës në Gjakovë (VIDEO)

Qendra për Punë Sociale në Gjakovë është ajo që ndihmon  Gjykatën Themelore sa i përket  divorceve.

Gjatë kësaj periudhe kjo qendër ka pasur sukses në tentim pajtim të 6 çifteve bashkëshortore.

Edhe gjatë kohës së pandemisë kjo qendër i ka kushtuar rëndësi të veçantë takimeve prindër-fëmijë, duke i dhënë rëndësi parësore shëndetit mendor të fëmijëve.

Në kuadër të kësaj qendre ka edhe psikologë e sociologë që janë në dispozicion të çifteve që janë në prag të divorcit.

Sipas statistikave të Gjykatës Themelore të Gjakovës në vitin 2020 ka pasur më pak divorce. Krahasuar me vitin 2019 ku janë zgjidhur 141 lëndë, në 2020-tën janë zgjidhur 70 të tilla.

Read Previous

Pelegrinët serb as këtë vit nuk erdhën në Gjakovë (VIDEO)

Read Next

Çdo punë është për gra! (VIDEO)