GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 27 vjet më parë duke publikuar videon kur presidenti Bill Clinton kishte dhënë lajmin se kishin vendosur për këtë ndërhyrje.
Osmani këtu pati edhe një mesazh për ruajtjen e aleancave, duke thënë se që sollën lirinë duhet të mbrohen si vetë liria.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, ka shkruar Osmani.
Bombardimet e NATO-s nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Ato nisën pas përpjekjeve të dështuara të komunitetit ndërkombëtar për ta bindur ish-liderin serb, Sllobodan Millosheviq për një armëpushim.
“Nëse presidenti [jugosllav Sllobodan] Millosheviq nuk është i gatshëm të bëjë paqe, ne jemi të gatshëm t’i kufizojmë aftësitë e tij për të bërë luftë kundër kosovarëve”, pati thënë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton.
Më pas, ishte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, i cili i autorizoi sulmet ajrore.
Kjo fushatë përbënte herën e parë që NATO-ja e përdorte forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./Reporteri.net/