Më 14 qershor do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 qershor 2022 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Read Previous

Presidenca: “Open Ballkan” po shihet si instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

Read Next

Historia e Paktit të Varshavës