Mbytja e anijes në Greqi/ OKB: Deri në 500 persona ende të zhdukur

Deri në 500 emigrantë janë ende të zhdukur nga një varkë me emigrantë që u mbyt në Greqi, thotë agjencia e OKB-së për refugjatët. Një numër i madh grash dhe fëmijësh janë në mesin e të zhdukurve në tragjedinë e tmerrshme që la të vdekur 78 persona, tha zëdhënësi Jeremy Laurence.

Kryeministri i përkohshëm i Greqisë, Ioannis Sarmas, tha se do të bëhet një “hetim i plotë i fakteve dhe gjykimeve teknike” për të përcaktuar se çfarë e kishte shkaktuar fundosjen e varkës. Nuk dihet saktësisht se sa njerëz ishin në varkë, por organizata bamirëse Alarm Phone tha se ishte rreth 750.

Dy nga 104 të mbijetuarit e mbytjes kanë përshkruar se si anija e mbushur me njerëz ishte kthyer nga njëra anë në tjetrën. /abcnews.al

Read Previous

Elon Musk përsërit thirrjen për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

Read Next

Një kopje e librit “1984” kthehet në bibliotekë pas 65 vjetësh