Elon Musk përsërit thirrjen për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

Elon Musk, Chief Executive Officer of SpaceX and Tesla and owner of Twitter, gestures as he attends the Viva Technology conference dedicated to innovation and startups at the Porte de Versailles exhibition centre in Paris, France, June 16, 2023. REUTERS/Gonzalo Fuentes

Miliarderi Elon Musk, CEO i Tesla-s dhe pronari i Twitter-it, ri-përsëriti të premten pikëpamjen e tij se duhet të ketë një ‘pauzë’ në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe se sektori i AI-s kishte nevojë për rregullim.

“Ekziston një rrezik real që super-inteligjenca dixhitale të ketë pasoja negative”, tha Musk, në eventin VivaTech në Paris.

“Unë jam në favor të rregullimit të AI-s”, shtoi ai.

Musk në këtë panair ka folur gjithashtu edhe për Tesla-n e Neuralink.

Miliarderi deklaroi se Tesla është gati të kompletojë kapacitetin e automjeteve plotësisht autonome. /Telegrafi/

Read Previous

Publikohen emrat, 10 lojtarët që përmban “lista e dëshirave” të Bayern Munich

Read Next

Mbytja e anijes në Greqi/ OKB: Deri në 500 persona ende të zhdukur