Mbyllet pjesa e parë, ky është rezultati në derbin mes Arsenalit e Tottenhamit

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Londrës Veriore mes Arsenalit dhe Tottenhamit ku po zhvillohet një ndeshje e zjarrtë.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali dhe Tottenhami hyjnë drejt zhveshtores me nga një gol të shënuar.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori, Thomas Partey, i cili kalon “Topçinjtë” në epërsi në minutën e 20’ të ndeshjes.

Ndërkaq, golin e fundit në këtë pjesë të parë, dhe të barazimit për Tottenhamin e shënoi sulmuesi Harry Kane, i cili realizon nga penalltia në minutën e 31’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 1:1.

/KosovaPress/

Read Previous

Faza e dytë e punimeve në Eshtnore përmbyllet vitin e ardhshëm

Read Next

Dita e Respektit Global Për Të Moshuarit, në Kosovë atyre u mungon kujdesi