Mbledhja e qeverive Shqipëri – Maqedoni, Rama: Do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot në Shkup mbledhje të përbashkët.

Në këtë mbledhje kryeministrat Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski do të mbajnë fjalime zyrtare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se sot do të finalizojnë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare.

“Mirëmëngjesi

dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama./KP/

Read Previous

Vdiqën 6 persona dhe u lënduan 81, krejt çfarë dihet për sulmin në Stamboll

Read Next

Sot mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës, merr pjesë edhe Kurti