Mbi 5 miliardë celularë do të dalin jashtë përdorimit këtë vit

Vlerësohet se 5.3 miliardë telefona celularë do të dalin jashtë përdorimi këtë vit.

Pavarësisht përmbajtjes së tyre të vlefshme në ar, bakër, argjend, paladium dhe përbërës të tjerë të riciklueshëm , këto pajisje do të lihen kryesisht në sirtarë ose do të hidhen në depo, ndërsa vetëm një pjesë e vogël do të asgjësohet siç duhet.

Këtë e ka zbuluar një sondazh i shoqatës jofitimprurëse Weee Forum, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mbetjeve elektronike e cila festohet më 14 tetor .

Anketa u krye në një kampion prej 8,775 familjesh evropiane në gjashtë vende: Portugali, Holandë, Itali, Rumani, Slloveni dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rezultatet tregojnë se një familje mesatare evropiane zotëron 74 produkte elektronike, duke përfshirë telefona celularë, tablet, laptop, vegla elektrike, tharëse flokësh, tostera dhe pajisje të tjera shtëpiake (me përjashtim të llambave). 

Nga këto pajisje, 13 përfundojnë duke u grumbulluar: nëntë sepse nuk përdoren, katër sepse janë të prishura. 

Renditja e pajisjeve të vogla të grumbulluara nga konsumatorët evropianë përfshin aksesorët (të tillë si kufjet dhe telekomandat), pajisjet shtëpiake (si orët dhe hekurat), pajisjet e IT (hard disqet e jashtme, ruterat, tastierat dhe minjtë); më pas janë telefonat celularë dhe telefonat inteligjentë dhe pajisjet e kuzhinës, si p.sh., tharëset dhe furrat. 

Llambat Led janë në krye të listës së produkteve që ka më shumë gjasa të hidhen në mbeturina.

/abcnews.al

Read Previous

Badmintoni, sporti që po ngjall interesim në Gjakovë

Read Next

Qendra e vaksinimit ende pa vaksina kundër gripit sezonal