Mbi 1000 të burgosur do të lirohen për Krishtlindje në këtë shtet

Më shumë se 1000 të burgosur në Sri Lanka janë liruar për Krishtlindje, tha një zyrtar i burgut të hënën. Të liruarit përfshijnë të burgosur për mospagimin e gjobave, sqaroi Gamini Dissanayake.

Sri Lanka me shumicë budiste njoftoi një amnisti në maj gjatë festës Vesak, e cila shënon lindjen dhe vdekjen e Budës.

Gjatë javës para Krishtlindjeve, policia e Sri Lankës kreu një operacion antidrogë që u kritikua nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut për mungesën e urdhrave ligjorë dhe hetimeve paraprake.

Afro 13,700 persona të dyshuar të përfshirë në trafikun e drogës janë arrestuar, ashtu si edhe 1,100 përdorues, të cilët do t’i nënshtrohen një programi detoksifikimi në qendrat ushtarake, sipas organeve të ligjit.

Operacioni pritet të vazhdojë nga 27 dhjetori, sipas autoriteteve në Colombo.

Burgjet e Sri Lankës janë të njohur për kushtet e tyre të mbipopulluara. Rreth 30,000 të burgosur janë vendosur në ambiente të ndërtuara për 11,000 njerëz, sipas shifrave zyrtare. /abcnews.al

Read Previous

Ja sa gjoba u shqiptuan nga policia për 24 orë

Read Next

Super League ndan Serie A, Lazio-Napoli thonë po, Juve hesht dhe Milani pret