Mbi 1 mijë qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 278 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 1 mijë e 9 tiketa tjera për personat që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre me lëndime kurse 25 tjerë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, të enjten janë arrestuar edhe 17 persona ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Pensionistët të zhgënjyer që Qeveria nuk ua vazhdoi shtesat

Read Next

Pensionistët të zhgënjyer që Qeveria nuk ua vazhdoi shtesat