Mbappe vendos rekord, golashënuesi më i mirë në histori për PSG

Në moshën 24-vjeçare Kylian Mbappe ka vendosur një rekord të ri tek skuadra e PSG-së, duke u kurorëzuar si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Mbrëmjen e së shtunës në përballjen ndaj Nantesit, ylli francez shënoi golin e katërt, duke arritur në total 201 gola të shënuar.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Edinson Cavani, të cilin iu deshën 301 paraqitje për të vendosur rekordin.

Në anën tjetër, Mbappe me një ritëm të jashtëzakonshëm arriti të shënonte 201 gola në 247 ndeshje me parizienët. Në përfundim të ndeshjes, 34-vjeçarit iu dorëzua dhe trofeu që simbolizon shënimin e 201 golave.

Mbappe iu bashkua për herë të parë skuadrës së PSG-së në vitin 2017, aty ku qëndroi në huazim. Më pas, drejtuesit e skuadrës u bindën nga performanca e tij, duke i ofruar një kontratë të majme dhe duke zyrtarizuar blerjen e kartonit. Në Francë, Mbappe ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, ndërkohë synimi i radhës mbetet trofeu i Uefa Champions League.

/EuronewsAlbania/

Read Previous

Talebanët refuzojnë hapjen e shkollave për vajzat afgane

Read Next

Parashikimi i motit