Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
El Chiringuito në Spanjë prej kohësh shkruan Kylian Mbappe këtë muaj do të transferohet te Real Madrid, por te PSG e kanë bërë të qartë që nuk duan të ndahen me sulmuesin e tyre.
Media spanjolle tani raporton se Mbappe do të kërkojë një takim me presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi.
Sulmuesi do t’i kërkojë numri një të klubit francez që ta lejojë të nisë bisedimet me Real Madrid.
Mbetet të shihet nëse Al-Khelaifi do të pranojë. Kur Messi u prezantua, presidenti i PSG për Mbappe deklaronte:
“Mendoj se të gjithë e dinë se cila është e ardhmja e Kylian: Ai është një parizien. Ai tha se donte një ekip konkurrues dhe nuk ka justifikim për të vepruar ndryshe tani”. /abcnews.al