Mbappe e zhvillon sonte ndeshjen e fundit me PSG-në

Kylian Mbappe do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Paris Saint-Germanit.

Ndeshjen e fundit me PSG-në do ta luajë në Lille, kundër Lyonit, në finale të Kupës së Francës, që për Mbappen do të jetë paraqitja e 308-të.

Mbappe në edicionin aktual e ka fituar titullin në Ligue 1, ndërsa synon tjetër trofe me parisienët.

Me PSG-në e ka fituar gjashtë herë elitën e futbollit francez dhe dy herë Kupën e Ligës.

Në Kupën e Francës e kërkon trofeun e katërt kundër Lyonit.

Mbappe ka shënuar 42 gola në 64 paraqitje për Parisin në garën elitare të UEFA-s, por PSG-ja nuk e ka fituar trofeun në shtatë vjetët me Mbappen.

Sulmuesi francez erdhi tek Parisi nga Monaco në vitin 2017 për 180 milionë euro.

Real Madridi pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i Kylian Mbappes. /GazetaSinjali/

Read Previous

Bisedimet Izrael-Hamas do të rinisin javën e ardhshme

Read Next

Ekspertët: Masat e vëna nga BE-ja, ndikuan në ekonomin e vendit