Mbappe afër rinovimit të kontratës me PSG

Pas ofertës së fundit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe është joshur dhe po konsideron të rinovojë kontratën.

Sipas gazetarit të Sky Sport, Gianluca di Marzio, Mbappe është më afër rinovimit të kontratës, se transferimit te Real Madrid-i.

“Mbappe tani është afër të qëndrojë në PSG dhe të rinovojë kontratën e tij”, ka shkruar Di Marzio në Twitter.

Sulmuesi francez ka qenë i lidhur me një transferim të Real Madrid-i, për më shumë se një vit.

Ai më parë kishte deklaruar se ishte ëndrra e tij, të luante në klubin mbretëror, por gjithçka ka ndryshuar pas presionit të bërë nga prindërit e Mbappe dhe nga PSG.

Paris Saint-Germain I ka ofruar Kylian Mbappes kontrollin e operacioneve sportive në klub në një përpjekje të dëshpëruar për ta mbajtur atë në Francë.

Ai do mund të largojë cilin do lojtar nga klubi, dhe mund të kërkojë trajnerët dhe lojtarët që ai do.

Përgjigjja e Mbappe po pritet në ditët në vijim, ku ai do duhet të vendosë mes PSG-së dhe Real Madrid-it. /Albanianpost.com

Read Previous

Koreja e Veriut e lufton COVID-19 me çaj xhenxhefili dhe ujë të kripur

Read Next

Jasharaj i bën thirrje Kurtit të kthehet nga Amerika: Ose bisedojmë, ose shkojmë në grevë