Kuvendi i Shqipërisë i jep dritën e gjelbër buxhetit prej 10 miliardë eurosh për vitin 2027
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka mbërritur në Tiranë së bashku me delegacionin e Bashkimit Evropian, ku është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Pallatin e Brigadave.
Vizita e saj zhvillohet në kuadër të Samitit të Liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet nën temën “Reforma, rritje, integrim – drejt Europës së bashku”.
Në fokus të takimit janë zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ecuria e reformave, prioritetet strategjike dhe integrimi ekonomik i vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.
Plani i Rritjes parasheh mbështetje të konsiderueshme financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, por përfitimi nga këto fonde është i kushtëzuar me përmbushjen e reformave dhe angazhimeve të përcaktuara nga Brukseli.
Sipas agjendës, në orën 10:30 janë paraparë fjalët hyrëse të Ramës dhe Kos, ndërsa në orën 12:15 do të realizohet fotografia e përbashkët e liderëve pjesëmarrës.
Samiti do të përmbyllet me konferencën e përbashkët për media të kryeministrit shqiptar dhe komisioneres evropiane për Zgjerim, e planifikuar për orën 12:30.

