“Marrja është te Serbia, jo te ne”, kërkohet që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të flasin hapur

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që burrat dhe gratë që përjetuan të njëjtjën gjë të flasin për ata që iu ka ndodhur.

Sipas tyre, kjo duhet të bëhet në mënyrë që viktimat që kërkojnë rehabilitim, të përfitojnë tretmanin e nevojshëm dhe njohjen nga institucionet e vendit.

  E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se gratë e burrat që kanë përjetuar dhunë seksuale duhet që të kenë lirin që të flasin së paku me familjarëve të tyre, në mënyrë që të lirohen nga brengat që i mbajnë në vete tash e 25 vite.

“Mesazhi im është njësoj që e kam dhënë që gjashtë vitet e fundit, unë dua që ato ta kenë lirinë, nëse nuk duan që të falsin publikisht, së paku ta kenë lirinë që të flasin në familje. Ne kemi shumë viktima që nuk e dinë familja, nuk e din burri, nuk e din fëmija, nuk e dinë prindërit. Ato nuk kanë me kënd ta shpërndajnë atë dhimbje, atë vuajtje që kanë që 25 vite që mbajnë brenda”, ka thënë Goodman.

Goodman, ka shtuar se nuk është turpi tek ajo pasi që ka treguar se është viktimë e dhunës    seksuale, por  ai turp  qëndron tek Serbia.

“Përftimi është çlirimi i shpirtit, unë jam krejt ndryshe si ajo Vasfija që kam qenë para 2018 e që jam sot. Se më tërë botën e ndaj rrëfimin tim se çka më ka ndodhur gjatë luftës, se nuk është diçka që është marrja (turpi) te unë, marrja është tek Serbia jo tek ne”, ka shtuar  ajo.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, ka deklaruar se deri më tani nga procesi i verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale, janë mbi 1 mijë e 600 burra e gra që kanë përfituar benificionet e njohura me ligj./Sinjali/

Read Previous

Bombardohet një bazë ushtarake në Irak, viktima dhe të plagosur

Read Next

Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale