Maqedonci: Ushtrimet “LFX” dhe “Fortuna 4” përfunduan me sukses nga KFT-ja

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ka përfunduar me sukses dy ushtrime fushore.

Lajmin e ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Komanda e Forcave Tokësore (KFT), në kuadër të planit dhe parapërgatitjeve për validim të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë ka përfunduar me sukses dy ushtrime fushore, ushtrimin fushor “LFX” dhe ‘’Fortuna 4”.

Maqedonci, ka theksuar edhe arsyen e rëndësisë së këtyre dy ushtrimeve fushore.

“Me qëllim trajnimin e skuadrave në nivel T2-T3, për të zhvilluar performancën taktike në nivel togu dhe kompanie”, ka shkruar ai.

Gjatë se hënës, Fora e Sigurisë së Kosovës (FSK), po ashtu ka kryer një trajnim së bashku me instruktorët turkë.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

Nga FSK-ja është thënë se mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme.

“Trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërin me partneren, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale”.

Më 11 mars, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), kishte realizuar ushtrimin fushor “Fortuna 11”, kjo me qëllim që të jetë e përgatitur për fazat e tjera të zhvillimit dhe ngritjes profesionale.

Ndërsa, më 1 mars, edhe Policia e Kosovës së bashku me FSK-në kishte kryer trajnim të përbashkët për përgatitje fizike për realizimin e detyrave në kuadër të njësive të tyre.

Ky ishte njëri ndër trajnimet e para të përbashkëta mes FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kishte ofruar gatishmëri që të angazhojë instruktorë për të ndihmuar procesin e stërvitjes së ushtrisë ukrainase në kuadër të këtij operacioni. /Albanianpost.com

Read Previous

Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar

Read Next

Blinken: E vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi