Maqedonci në Gjakovë takon Deli Haxhosajn

Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes ka takuar në Gjakovë Gani Haxhosaj, një nga bashkëluftëtarët e tij.

Ai ka thënë se Haxhosaj gjithmonë ka qenë i kthjellet në mendje e i fortë në zemër, Haxhosaj kishte një sulm në zemër e në tru.

“Veprimtaria e tij kombëtare është e gjatë, e vazhdueshme dhe jashtëzakonshme. Që nga organizimi i demonstratave të vitit 1981 pastaj me nxitjen e revoltës së studentëve ku mbahet mend për fjalimin e tij tek menza e studentëve, për të vazhduar vitin 1990 si pjesëmarrës i faljes së gjaqeve për të vazhduar më pas në organizimin e veprimtarisë ilegale kundër okupimit serb me ç’rast shtëpia e tij ishte shndëruarr në bazë nga ku niseshin për të sjellë armatim celulat e para të UÇK-së, deri në organizimin e luftës çlirimtare ku kishte angazhuar edhe të birin i cili i kishte vetëm 16 vjeç, ky është rrugëtimi i tij rrënqethës e mbreslënës në shërbim të atdheut. Nuk mund të mos e përmend gruan e bacës Deli, e cila ishtë bërë si nënë për ne të gjithë ushtarët e UÇK-së, znj. Zelfije e cila kishte qepur uniformat e para ushtarake për ushtarët e lirisë”.

“Gjithnjë kam pasur lidhje të veçantë me këtë familje, baca Deli përveç organizimit ushtarak gjithashtu, me duart e tij të arta shëronte plagët e ushtarakëve të UÇK-së, kështu ne ndiheshim të sigurtë që plagët tona nuk kishin çfarë na bëjnë e nuk do të mund të na ndalnin në rrugën tonë drejt lirisë. Së fundi, baca Deli ka përjetuar sulm në tru e në zemër, por si gjithnjë nuk dorëzohet e nuk thehet, ai qëndron i fortë, po e përballon me sukses e shpejt do t’i kthehet normalitetit. Të paçim me shëndet, baca Deli”, ka shkruar Maqedonci. /Gazeta Express

Read Previous

Futbollisti i ri nga Gjakova, një talent premtues

Read Next

Parashikimi i motit për sot