Manchester City – Chelsea, parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme

Manchester City dhe Chelsea do të përballen sot (20 prill) në gjysmëfinale të FA Cup.

Ndeshja që fillon në ora 18:15, do të luhet në stadiumin ikonik “Wembley”.

Guardiola në konferencë për media deklaroi se Erling Haaland dhe Manuel Akanji pritet të mungojnë në këtë takim për shkak të gjendjes jo të mirë shëndëtesore, gjersa Kevin de Bruyne ka dhimbje nga ndeshja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Chelsea ka më shumë mungesa si, Levi Colëill, Wesley Fofana, Reece James, Romeo Lavia, Christopher Nkunku, Lesley Ugochukwu, ndërsa në dyshime janë Axel Disasi, Enzo Fernandez, Robert Sanchez dhe Raheem Sterling.

Analizë

Manchester City pritet të ketë një skuadër të plotë në dispozicion për përzgjedhje për këtë gjysmëfinale të FA Cup.

Chelsea mund të shkojë në Wembley pa deri në 10 lojtarë për shkak të lëndimeve ose sëmundjeve që kanë disa prej lojtarëve.

Parashikim

Manchester Cityt pritet të fitojë më së paku një gol diferencë përballë Chelseat.

Formacionet e mundshme:

Man City: Ortega, Walker, Stones, Dias, Gvardiol, Grealish, Rodri, B.Silva, Foden, De Bruyne, Haaland.

Chelsea: Petrovic, Cucurella, Silva, Chalobah, Gusto, Fernandez, Caicedo, Gallagher, Mudryk, Palmer, Jackson. /Telegrafi/

Read Previous

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA-së

Read Next

Sot fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it