Luis Enrique: Dua që Arsenali të fitojë titullin e Ligës Premier

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka emëruar favoritin e tij për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Enrique po fliste në një transmetim në Twitch për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave në lidhje me ekipin e tij dhe tema të tjera të futbollit.

I pyetur për top ligën angleze, ai theksoi se titullin dëshiron ta fitojë klubi nga Emirates, shkaku i bashkëkombësit të tij, Mikel Arteta.

“Do të doja të ishte Mikel (Arteta i Arsenalit. Dhe nëse nuk është ai, unë do të doja që të ishte Pep (Guardiola), për dallim nga Liverpool ose Aston Villa e Unai Emery”.

“Por unë mendoj se City është ai që do të fitojë”, ka thënë trajneri Enrique.

Ndryshe, Arsenali momentalisht udhëheq tabelën me 64 pikë, po aq sa ka Liverpooli i dyti, ndërsa i treti renditet City me 63 pikë. /Telegrafi/

Read Previous

Vdiq në moshën 74-vjeçare tenori Gjergj Sulioti

Read Next

Inflacioni bazë mbetet i qëndrueshëm në Shqipëri