Luftimet në Ukrainë, hapen sot 10 korridore humanitare

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se ditën e sotme është rënë dakord për 10 korridore humanitare për njerëzit nga rajonet e rrethuara, raporton Reuters.

Kjo përfshin një për banorët që evakuohen me transport privat nga qyteti i Mariupol, tha Vereshchuk.

Luftimet në Ukrainë vijojnë sot në ditën e 44-të, qëkur Vladimir Putini urdhëroi pushtimin e paprovokuar të vendit. Në fjalimin e tij të fundit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, akuzoi edhe njëherë Rusinë për krime lufte, pas sulmit me raketa në stacionin e trenit të Kramatorsk. Të paktën 50 civilë humbën jetën si pasojë e këtij sulmi. /abcnews.al

Read Previous

Kurti: Më shumë ka mundësi që së pari të hyjmë në NATO se sa në BE

Read Next

OKB jep alarmin: Çmimet e ushqimeve janë më të lartat në 60 vjet