Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse shkatërrojnë 270,000 tonë drithë në një muaj

Sulmet e vazhdueshme ruse në portet detare dhe lumore të Ukrainës shkatërruan 270,000 tonë drithë në një muaj, tha sot ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.

Këto bombardime filluan pasi Rusia u tërhoq në korrik nga një marrëveshje që i lejonte Ukrainës të eksportonte prodhimet bujqësore, i cili është thelbësor për sigurinë globale të ushqimit.

Gjatë natës, ushtria ruse sulmoi një port pranë Danubit, duke shkatërruar 13,000 tonë drithë. /abcnews.al

Read Previous

Nga vazot dhe shorti deri tek datat e ndeshjeve – gjithçka që dihet për edicionin 2023/24 në Ligën e Kampionëve

Read Next

Viti 1972, kur Bekim Fehmiu intervistonte Faruk Begollin (VIDEO)