Loriana Kuka e humb luftën e dytë në Grand Slamin e Tbilisit

Xhudistja Loriana Kuka, është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e Tbilisit.

Ajo pësoi humbje nga holandezja Guusje Steenhuis.

Steenhius ishte duke udhëhequr me “Wazzari” por që Kuka e mori edhe dënimin e tretë.

Në ndeshjen e parë, xhudistja kosovare e mposhti me “Ippon” kubanezen, Lianet Carbona.

Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kosova në kryeqytetin e Gjeorgjisë, u paraqit me katër garues. Distria Krasniqi arriti rezultatin më të mirë, duke fituar medalje të bronztë.

Laura Fazliu u rendit e pesta, pasi në luftë për medalje të bronztë pësoi lëndim dhe humbi./Klankosova.tv

Read Previous

Ushtria gjermane: Qëllimi ishte ndalimi i forcave serbe në Kosovë

Read Next

Kanadaja vendos kufizime për banorët e përkohshëm për herë të parë