Londër: I riu shqiptar humb jetën në një përleshje, ndërhyri për ta ndihmuar shokun e tij

Një rast tragjik ka ndodhur të dielën në Londër.

I riu shqiptar, Lumturi Zeqja, vdiq pas një përleshje mes disa personave që ndodhi në një lokal.

27-vjeçari u përfshi në rast duke u përpjekur që t’i dilte në ndihmë shokut të tij, raportojnë mediat angleze.

E lidhur me rastin kanë folur familjarët e të ndjerit.

Kushërira e tij, Violeta Uka, tha se i riu shqiptar nuk kishte ngurruar asnjëherë që t’i dilte në ndihmë shokut të tij.

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij” – tha ajo.

Uka e cilësoi kushëririn e saj si njeri mjaft punëtor, shkruan Abcnews.al.

“Na morën Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për ta ngushëlluar familjen”- tha Uka.

Lumturi Zeqja, jetonte në Londër që 13 vjet.

Zeqja humbi jetën të dielën në një lokal në Leystone, ndërsa shoku i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur.

Siç raportojnë mediat angleze, ende nuk ka ndonjë të arrestuar lidhur me rastin, por që po hetohet nga policia.

/KlanKosova/AbcNews/

Read Previous

E rëndë, ndërron jetë i riu në Tiranë pasi u kap nga policia

Read Next

Bad News Eagles sot përballet me ekipin rus