Liverpool i gatshëm të largojë tre lojtarë falas në verë

Liverpool thuhet se është i përgatitur të lejojë Joel Matip, Thiago Alcantara dhe Adrian të largohen këtë verë.

Të kuqtë po përgatiten për një epokë të re në “Anfield”, me trajnerin Jurgen Klopp që do të largohet në fund të sezonit pasi kaloi nëntë vjet te Liverpool.

Përveç ndryshimit të trajnerit, Liverpool do të ketë gjithashtu një drejtor të ri sportiv pas largimit të Jorg Schmadtke në fillim të këtij viti.

Liverpool së fundmi konfirmoi se Richard Hughes do të fillojë zyrtarisht punën si drejtor sportiv i klubit në fund të sezonit 2023-24.

Ish-drejtori teknik i Bournemouth është emëruar nga Michael Edwards, i cili është rikthyer duke punuar me klubin në pozicionin e tij të ri si CEO i Futbollit të “Fenway Sports Group”.

Sipas “Football Insider”, Hughes tashmë ka vendosur të lërë tre lojtarë të largohen nga klubi si agjentë të lirë në fund të sezonit.

Raporti pretendon se Matip, Thiago dhe Adrian të gjithë do të lejohen të largohen kur kontratat e tyre përkatëse të skadojnë më 30 qershor.

Matip bëri 14 paraqitje konkurruese këtë sezon përpara se të pësonte një dëmtim të gjurit në një fitore 4-3 ndaj Fulham në dhjetor.

Ish-reprezentuesi i Kamerunit është paraqitur në 201 ndeshje që kur iu bashkua Liverpool-it në verën e vitit 2016, por tani duket se ai ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin.

Thiago është gjithashtu në dhomën e trajtimit dhe aktualisht është e paqartë nëse ai do të kthehet në aksion përpara përfundimit të sezonit.

32-vjeçari u rikuperua nga një dëmtim afatgjatë i kofshës për t’u paraqitur në takimin e muajit të kaluar në Premier League me Arsenal-in, por ai pësoi një dëmtim të ri në rikthimin e tij në fushë.

Çështjet e përsëritura të dëmtimeve të spanjollit me sa duket kanë luajtur një rol në vendimin e Liverpool-it për të lejuar përfundimin e kontratës së tij.

Ndërkohë, Adrian-i është konsideruar në fund të fundit si tepricë, duke pasur vetëm dy paraqitje që nga sezoni 2020-21.

Në fakt, spanjolli nuk është paraqitur ende gjatë sezonit aktual, me Klopp që preferon të përdorë Caoimhin Kelleher si një opsion rezervë për Alisson Becker. /Albanianpost.com

Read Previous

Shefi ekzekutiv i Boeing jep dorëheqjen pas zinxhirit të aksidenteve

Read Next

Belgjika bëhet vendi i parë evropian që do të ndalojë cigaret elektronike