Lista Serbe në negociata me KFOR-in në Leposaviq

Përfaqësues të Listës Serbe janë duke negociuar me KFOR-in në Leposaviq.

Fillimisht ishte kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Goran Rakiq, i cili u pa duke biseduar me përfaqësues të misionit të NATO-s në Zveçan.

Sipas raportimeve, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë, raporton rel./Sinjali/

Read Previous

Intervale të gjata me diell por edhe shi, parashikimi i motit për 5 ditë

Read Next

Ambasadori Hovenier sot pret në takim kryetarët e komunave veriore