Liga e Kampionëve vazhdon sonte me dy sfida interesante

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Pas të martës, ku Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain siguruan një vend në çerekfinale, sot është radha që dy klube të radhës të kualifikohen tutje.

Në ndeshjen e parë, fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City e pret Copenhagen në Etihad dhe synon të konfirmoj kualifikimin pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Më interesant pritet të jetë në ndeshjen tjetër, ku Real Madridi e pret RB Leipzig në ‘Santiago Bernabeu’ dhe dëshiron kualifikimin pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Gjermani.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/

Read Previous

Baza ajrore e Kuçovës, Pando: Pozicion strategjik, gati për stërvitjen “Europe Defender 2025”

Read Next

Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet një vjeçar