Liga e Kampionëve vazhdon edhe këtë javë – dy ndeshje interesante zhvillohen sot

Liga e Kampionëve rikthehet në këtë javë për të zhvilluar ndeshjet e fundit në të tetën e finales.

Gara më e madhe për klube në Evropë është afër përfundimit të këtij rrethi, derisa kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje.

Sot (e martë), Interi është mysafir i Portos, derisa ndeshja e parë në Itali kishte përfunduar në të mirë të Nerazzurëve (1-0).

Përballje interesante është edhe ajo në mes të Manchester Cityt dhe RB Leipzigut, derisa ndeshja e parë në Gjermani u mbyll baraz, 1-1.

Që të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 21:00.

Ndërsa, po në këtë javë (e premte) do të hidhet shorti për fazën e çerekfinales.

/Telegrafi/

Read Previous

Abbott: Kjo javë është e rëndësishme për Kosovën

Read Next

Prishtina rikthehet për ta fituar derbin e basketbollit ndaj Trepçës