Liburn Aliu deklaron pasurinë

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (AKP).

Aliu posedon në pronësinë e tij, një tokë bujqësore të klasit 2 (arë) të trashëguar nga viti 2004, me madhësi 762 metra katrorë. Kësaj are, Aliu ia ka vendosur vlerën 15 mijë euro.

Aliu ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë dhe garazh (90 m2+15 m2) e blerë në vitin 2018 në vlerë prej 85 mijë eurove, të cilën e ka deklaruar në emër të bashkëshortes së tij.

Ministri i MMPHI-së ka deklaruar se posedon një veturë të tipit “Volkswagen”, të cilën e ka ndërruar me veturën paraprake në vitin 2022, vlera e të cilit është 4 mijë e 200 euro.

Aliu ka deklaruar edhe rreth 1200 euro para të gatshme në llogari rrjedhëse në dy prej bankave vendore.

Ministri i ka deklaruar edhe detyrimet financiare ndaj “Marigona Hill” për shkak të dy banesave që i ka blerë në këtë lagje luksoze./21Media

Read Previous

Manchester United gati 100 milionë euro për talentin portugez të Benficas

Read Next

Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore