Lewis Hamilton pranë kalimit te Ferrari

Lewis Hamilton është gati të largohet nga Mercedes edhe pse pak ditë më parë rinovoi kontratën me shtëpinë automobilistike gjermane.

Burime pranë pilotit britanik kanë bërë me dije për mediet spanjolle se do të bëjë gjithçka për të realizuar ëndrrën për tu veshur me të kuqe.

Sipas “Marca”-s, burimet që flasin për Hamilton të veshur me të kuqe janë shumë seriozë pasi shtatë herë kampioni i botës ka mjaft miqësi me drejtorin e skuderisë Ferrari (Vasë) dhe me presidentin e grupit që kontrollon kokëkuqen, Xhon Elekan. 

Në muajt e fundit bisedimet për rinovimin e kontraës mes Ferrari-t dhe Karlos Sainz kanë mbetur pezull edhe pse spanjolli është treguar mjaft bashkëpunues.

Sipas medieve spanjolle pas këtyre zhvillimeve qëndron një telefonatë e Hamilton, i cili i ka bërë me dije drejtuesve të Ferrarit gatishmërinë për t’iu bashkuar menjëherë. /RTSH/

Read Previous

Kurti: Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja nuk negociohet

Read Next

Kjo është lista me 11 trajnerët më të paguar në botë