Lëndohet ushtari kroat në Gjakovë

Një pjesëtar i ushtrisë kroate, pjesë e KFOR-it ka pësuar djegie gjatë stërvitjes në terrenin ushtarak afër Gjakovës.

“Një pjesëtar i ushtrisë kroate gjatë stërvitjes për dislokim në operacionin për mbështetjen e paqes të KFOR-it më 1 korrik 2022, në terrenin ushtarak afër Gjakovës, pësoi djegie të shkallës së dytë derisa po merrej me një mjet shpërthyes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, pas ofrimit të kujdesit parësor, ai është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkohë thuhet se po përcaktohen rrethanat e ngjarjes.

/Telegrafi/

Read Previous

Propozimi për taksën komunale kundërshtohet nga bizneset

Read Next

Barcelona zyrtarizon transferimin e Kessie