Lëndë narkotike e mijëra euro të fshehura në makinë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

Një urdhër arresti është ekzekutuar ditën e sotme ndaj një 39-vjeçari shqiptar në Itali. Sipas mediave në vend, ai jeton në qytetin e Senigallia-s, ndërsa në pranga u vu ditën e djeshme nga karabinierët dhe do i duhet të bëjë katër vite burg.

Ne korrik të vitit 2020, atij ju gjet poshtë sediljeve të një automjeti Seat Altea Xl me të cilin po udhëtonte, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Sipas raportimeve, vendi ku ishte fshehur droga ishte hapur elektronikisht. Bashkë me drogën, shqiptarit iu sekuestruan 5 mijë euro në chash dhe 1,300 euro të tjera që i kishte pasur në xhep, tre celularë dhe një navigator.

Pas kontrollit që iu bë në shtëpi, 39-vjeçarit iu gjetën 10 mijë euro të tjera. /abcnews.al/

Read Previous

Publikohet lista me 30 njerëzit më të sukseshëm në Evropë, në mesin e tyre edhe një shqiptar

Read Next

Video-lojërat me luftëra: Teknologjia që po ndihmon avancimin e ushtrisë