Lautaro Martinez zbulon favoritët për Topin e Artë

Në një intervistë të fundit për “FcInterNews”, Lautaro Martinez ka folur gjerë e gjatë, ku padyshim nuk mund të mungonte pyetja as për “Topin e Artë”.

Sulmuesi argjentinas, ka lënë Lamine Yamal jashtë treshes favorite sipas tij. “PSG ka disa kandidatë dhe secili prej tyre mund ta fitojë atë… Hakimi, Dembele.

Sa i përket pjesës tjetër, më pëlqen shumë Mohammed Salah. Por varet se si i vlerësoni të gjitha. Ai pati një sezon të shkëlqyer në Premier League, të cilën e fitoi, dhe është një lojtar vërtet interesant”, tha Martinez.

Kujtojmë se këtë vit ndryshe nga herët e tjera, ceremonia për “Topin e Artë” do të mbahet më shpejt, më 22 shtator. /Telesport.al/

Read Previous

AUV: Produktet nga Shqipëria kontrollohen rregullisht

Read Next

U dënua për një vr;asje që nuk e kishte kryer, amerikani lirohet nga burgu pas 27 vjetësh