Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Filozofi Blerim Latifi ka thënë se pas ngjarjeve në Afganistan ka thënë se në Kosovë duhet të bëhet i detyrueshëm shërbimi ushtarak.
Në një shkrim në Facebook, Latifi ka thënë se Kosova duhet të mendojë idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak për qytetarët e saj.
“Në 20 vitet e fundit në Kosovë janë rritur gjenerata të tëra të cilave u mungon totalisht edhe edukimi ma elementar mbi çështjet e ushtrisë, luftës dhe rreziqet me të cilat mund të përballemi në të ardhmen, ndërsa kulti i luftës çlirimtare ka ardhur vazhdimisht duke u zbehur, shto kësaj edhe propagandën konstante që është bërë kundër UÇK-së dhe sulmet mbi narracionin kombëtarist nga pacifistët kokëbosh që mendojnë se kemi hyrë në paqen e përjetshme. Një popull që beson se po jeton në paqen e përjetshme, në rast të shpërthimit të luftës, nuk di se çfarë të bëj, përveçse të dorëzohet brenda ditës”, ka shkruar ai.
“Presidenti Biden në fjalimin e djeshëm për Afganistanin e tha një gjë që ne duhet të na marrim si paralajmërim: Amerikanët t’i japin armët, por ata nuk do të luftojnë për ty, nëse ti nuk do të luftosh për vendin tënd”, tha ai./EO/