Lampard: Shkarkimi nga Chelsea? Gjëra që ndodhin

Frank Lampard kthehet të asë dhe e bën këtë për herë të parë që nga shkarkimi i
tij nga Chelsea. Siç raportohet nga “Daily Mail”, ish-lojtari dhe trajneri blu u rrëfye në
një ngjarje të formatit pyetje-përgjigje, të organizuar nga “London Football Awards”.

“Përvoja ime si trajner i Chelsea ka qenë e pabesueshme, i jam jashtëzakonisht
mirënjohës klubit për mundësinë që më dha, – nënvizoi Lampard, pa asnjë
hatërmbetje me drejtuesit e bluve të Londrës. – Ishte një kohë e pabesueshme, të
gjithë e dinë se si u ndjeva për këtë eksperiencë. Nga momenti që rilloi sezoni, pas
ndalesës së Covid-19, deri në momentin që u largova, kemi luajtur pa tifozë në
tribuna. Më ka marrë malli shumë për publikun në stadiume. Si ish-futbollist, e dija se
çfarë do të thoshte kjo për skuadrën dhe çfarë ndikimi do të kishte te lojtarët.

Futbolli më ka konsumuar jetën, llimisht si lojtar dhe më pas si trajner. Askush nuk
dëshiron ta humbasë punën e tij, por në llim të karrierës mund të ndodhë, pa marrë
parasysh sa i mirë jeni. Shkarkimi më dha shumë më tepër kohë për të qenë në
shtëpi me familjen time. Kam pasur disa propozime në dy muajt e fundit, mjaft
joshëse, por jo ato të duhurat për t’u kthyer si trajner”.

Më tej et si e parashikon kthimin në stërvitje: “Do të ishte diçka, që do të doja ta
bëja në kohën dhe vendin e duhur. Sytë e mi janë gjithmonë drejt futbollit, po
përpiqem të përmirësohem. Do të përpiqem të gjej kohën dhe mundësinë e duhur
për të vijuar karrierën si trajner. Mezi pres të kthehem”.

Read Previous

A do të ndikojnë masat e reja anti-COVID në Doganë dhe Administratë Tatimore ?

Read Next

Ngjarje e rëndë: Gruaja gjendet e djegur brenda makinës, burri i varur në pemë